Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli e kujton Maradonën, legjendën e klubit

Napoli ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale në nderë të ditëlindjes së Diego Maradonas.

Legjenda e Napolit dhe Argjentinës në futboll u lind në Lanus të Argjentinës më 30 tetor të vitit 1960, dhe sot do ta festonte ditëlindjen e 61-të.

Maradona vdiq nga sulmi në zemër në shtëpinë e vet në Tigre, më 25 nëntor të vitit 2020.

Image

“Në këtë ditë, në vitin 1960, u lind më i miri i gjitha kohërave. Urime ditëlindjen, Diego!”, shkruhet ndër të tjerash në përkujtimin e skuadrës napolitane për legjendën e skuadrës. Më pas është shkruar emrin Maradona dhe viti i tij i lindjes, me shenjën e infinitit, që nënkupton pavdekshmërinë e Maradonas.

Maradona ishte pjesëmarrës në ndeshjen miqësore ndërmjet Barcelonës dhe Boca Juniorsit në Arabinë Saudite. Napoli nuk morri pjesë për shkak të arsyeve ekonomike dhe organizative, por po e përgatisin një ndeshje miqësore me skuadrën e parë të Maradonës, Argentinos Juniors.