Andrea Belotti është i gatshëm të largohet nga Torino edicionin e ardhshëm, ndërsa Napoli dhe Roma janë në mesin e skuadrave që pritet të bëjnë ofertë për të.
Sipas “Calciomercato”, Belotti ka vendosur se është koha për të lëvizur, pas pesë vjetësh te Torino. 26-vjeçari ka luajtur për Palermon para se t’i bashkohej Torinos në vitin 2015.
Reprezentuesi i Italisë ka një klauzolë lirimi në kontratë me vlerë prej 100 milionë euro, por që vlen vetëm për klubet jashtë Italisë.
Milani është interesuar më herët për të, por tani gjasat janë më të mëdha që Napoli e Roma të garojnë për të transferuar sulmuesin.
Ai ka shënuar 15 gola në 31 ndeshje në këtë edicion, duke përfshirë gjashtë në gjashtë ndeshje në kualifikimet e Ligës së Evropës.