Federata e Futbollit të Italisë e ka dënuar skuadrën e Napolit me 2500 euro për shkak të prezencës së Luciano Moggit.
Moggi, që në të kaluarën ka qenë drejtor menaxhues i Napolit e i Juventusit, është parë në fushë në një ndeshje të grupmoshave të reja të Napolit e Juventusit më 14 janar.
Moggi është dënuar pas skandalit të “Calciopolit”, ndërsa prezenca e tij është vlerësuar si thyerje e rregullave, pasi ai nuk ka të drejtë të përfshihet në futboll.