Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli “blindon” Hysajn

Elseid Hysaj pritet të vazhdojë kontratën me Napolin.

Drejtuesit e klubit italian dhe menaxheri i lojtarit janë duke vazhduar bisedimet për një marrëveshje të re.

Kontrata aktuale e mbrojtësit shqiptar me Napolin, me të cilën Hysaj ka një pagë vjetore prej dy milionë euro, skadon në qershor të vitit 2021.

Napoli i ka ofruar Hysajt kontratë deri në vitin 2023, me rritje të dukshme të pagës.

Hysaj iu bashkua Napolit në verën e vitit 2015 nga Empoli për pesë milionë euro.