Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli barazon me Leccen

Napoli ka regjistruar barazimin e dytë rresht këtë sezon në Serie A.

Napoli ka barazuar me Leccen 1:1 në ndeshjen e luajtur të mërkurën mbrëma në “Digo Maradona”.

Eljif Elmas kaloi Napolin në epërsi në minutën e 27-të. Rezultatin në 1:1 e barazoi Lorenzo Colombo me një supergol në minutën e 31-ë.

I njëjti lojtar humbi një penallti në minutën e 25-të. Napoli ka tetë pikë në vendin e tretë, kurse Lecce është e 15-ta me dy pikë.

Amir Rrahmani ka qenë në bankën e rezervistëve te Napoli në këtë ndeshje.