Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli barazon me Genoan

Napoli ka barazuar me Genoan në kuadër të xhiros së 25-të të elitës së futbollit italian.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, e kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes, në barazimin 1:1 të Napolit të shtunën.

Morten Frendrup shënoi dy minuta pas pushimit për Genoan, ndërsa shifrat i barazoi Cyril Ngonge në minutën e 90-të.

Kampioni në fuqi i Italisë ka 36 pikë në vendin e nëntë, kurse Genoa ka gjashtë pikë më pak në pozitën e 12-të.

Artikuj të ngjashëm