Skuadra e Napolit ka arritur marrëveshje me Sampdorian për mesfushorin uruguaian Lucas Torreira, njoftojnë mediumet italiane.
Për transferimin e Torreiras, Napoli do të paguajë dëmshpërblim prej 25 milionë eurosh.
Ndërkohë, mesfushori 22-vjeçar me Napolin pritet të firmosë kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore prej 1.5 milionë eurosh.
Torreira te Napoli shihet si përforcim i rëndësishëm dhe do ta zëvendësojë Jorginhon, që do të largohet nga ekipi në fund të edicionit.
Torreira këtë edicion ka shënuar katër gola në 27 paraqitje në Serie A, dhe është ndër më të vlerësuarit në kampionatin italian.
Ai te Napoli u transferua në vitin 2016 nga Pescara për 1.5 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2022.