Skuadra e Lazios ka shprehur interesim për mesfushorin Lucas Torriera. Mediumet italiane, kanë njoftuar të mërkurën se Lazio është në negociata të avencuara me Arsenalin për transferimin e Torreiras gjatë kësaj vere.
Torreira pëlqehet nga trajneri i ri i Lazios, Maurizio Sarri që po e sheh si përforcim të rëndësishëm për mesfushën. Në fakt, Torreira e njeh kampionatin italian pasi ka luajtur në Serie A te Pescara e Sampdoria, përpara se t’i bashkohet Arsenalit në verën e vitit 2018. Mësohet se Lazio po e kërkon huazimin njëvjeçar të Torreiras, me opsionin e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit 2021/22. 25-vjeçari sezonin e shkuar ishte i huazuar te Atletico Madridi, ku pati një gol e një asistim në 26 ndeshje.