Pavarësisht se në fushë nga minuta e parë ishin Kylian Mbappe, Lionel Messi e Neymar, Paris Saint-Germaini nuk ia doli të fitonte në udhëtim te Nantesi, duke u mposhtur me rezultat 3:1, në kuadër të Ligue 1.
Vendasit shpërthyen në pjesën e parë duke shënuar të tre golat.
Kolo Muani (4’), Merlin (16’) dhe Blas (45’) nga penalltia siguruan epërsinë solide të Nantesit pas pjesës së parë.
PSG-ja e nisi furishëm 45 minutëshin e dytë, duke shënuar me Neymarin (47’). Braziliani në minutën e 59-n huqi penalltinë, pasi bëri një goditje tejet të dobët.
Deri në fund, nuk pati ndryshime në rezultat, megjithë përpjekjet e mysafirëve.
Edhe
Parisi e nis me fitore mbrojtjen e titullit, vendimtar Vitinha
Në këtë ndeshje u shpërndanë edhe tetë kartona të verdhë, ku gjashtë i takuan lojtarëve të PSG-së.
PSG-ja vazhdon të jetë bindshëm në vendin e parë me 59 pikë, 13 më shumë se vendi i dytë. Nantesi është i pesti me 38 pikë.