Ish-futbollisti i Kosovës, Ilir Nallbani ka thënë se Kosova ka luajtur një ndeshje shumë të dobët.
Ai në Sportin Total të KTV-së ka thënë se me të marrë golin e parë, ra disponimi i ekipit. Sipas tij, goli i dytë ishte ai i nokautit derisa pas tij, vazhdoi shfaqja vetëm sa për sy e faqe.
“Të them të drejtën ndeshja e parë me Lituanin ishte shumë e mirë. Kosova luajti një ndeshje shumë të dobët. Në 10 minutat e parë luajtën me një agresivitet shumë të mirë”, ka thënë ai.