Radja Nainngolan ka vlerësuar lart paraqitjen e Dritës përballë ekipit të tij, Antwerp.
Ai ka thënë se Drita ka lojtarë me potencial dhe që mund të arrijnë shumë lart.
“E rëndësishme që kaluam, por fusha ishte shumë e rënduar. Nuk jemi në fazën finale fizike, por ne duhet të punojmë edhe më shumë në javët e ardhshme. Nuk e kishim aspak të lehtë përballë Dritës dhe është dashur të djersitemi shumë. Drita ka lojtarë të mirë dhe do të tregojë paraqitje të mira në kampionatin e Kosovës”, tha ndër të tjera mesfushori i Antwerpit, Radja Nainngolan.
Artikuj të ngjashëm