Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nainggolan nesër për teste mjekësore tek Interi

Radja Nainggolan pritet të kryejë vizitat mjekësore me Inter të hënën në mëngjes, teksa Davide Santon dhe Nicolo Zaniolo do të nisen drejt Romës.

Mesfushori belg është akoma me pushime, por pritet të udhëtojë në Milano mbrëmjen e së dielës.

Ai do të qëndrojë në një hotel dhe do të kryejë vizitat mjekësore ditën e hënë në mëngjes, siç raporton Sky Sport Italia.

Transferimi pritet të kompletohet për 24 milionë euro plus pronësinë e Santon me Zaniolo, transmeton kp.

Gjithsesi, Zikaltrit do të përfshijnë një klauzolë ku do të kenë mundësi ta blejnë përsëri talentin e Primaveras, ose të përfshijë një përqindje në rast të shitjes së Zaniolos.