Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nagelsmann kritikon Juventusin për De Ligtin

Trajneri i Bayern Muenchenit, Julian Nagelsmann, i bëri një goditje anash stafit të Juventusit pasi Matthijs de Ligt i tha atij se “ishte seanca e tij më e vështirë stërvitore në katër vjet”. Mbrojtësi 22-vjeçar ditë më parë iu bashkua Bayernit nga Juventusi për 80 milionë euro.

De Ligt ishte pjesë e Juventusit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Ajaxi. “Unë fola me të pas stërvitjes dhe ai tha se seanca ishte më e vështira për të në katër vjet. Ishte e vështirë, por për ne nuk ishte aq e vështirë. Thjesht normale”, tha Nagelsmann.

“Ai nuk luajti aq shumë minuta sezonin e kaluar dhe kam dëgjuar në Itali se nuk është e lehtë të qëndrosh në formë”. De Ligt bëri 42 paraqitje zyrtare me fanellën e Juventusit sezonin e kaluar, duke kontribuuar me tre gola dhe një asistim. Nuk është hera e parë që stafi stërvitor i Juventusit vihet nën kritika, pasi klubi u përball me lëndime të shumta gjatë viteve të fundit. De Ligt shënoi një gol në debutimin e tij te Bayerni në fitoren 6:2 në miqësoren ndaj DC United, dhe u largua nga ndeshja me një lëndim të lehtë.

Artikuj të ngjashëm