Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nagelsmann insiston se Bayerni do të jetë gati për PSG-në

Trajneri i Bayern Muenchenit, Julian Nagelsmann, e ka vlerësuar si tejet të vështirë shortin e fazës nokaut të Ligës së Kampionëve, që u tërhoq të hënën në Stamboll, ku edhe do të luhet finalja e këtij sezoni.

Ekipi i Nagelsmannit, Bayerni në 1/8 e finales do të përballet me skuadrën e Paris Saint-Germainit. Pas shortit, Nagelsmann nuk ka folur shumë për ndeshjet e vitit të ardhshëm ndaj Parisit, por ka insistuar se Bayerni do të jetë plotësisht gati.

“PSG-ja është kundërshtar i fortë, njëri prej më të fortëve të mundshëm në short. Ata nuk do ta presin me padurim përballjen ndaj nesh. Kemi edhe pak kohë, pasi është Kupa e Botës në mes. Por, mund të them se tashmë po e presim me padurim dhe besoj se do të jemi gati”, është shprehur Nagelsmann.