Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nagelsmann pret me padurim përballjen me Simeonen

Trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann ka thënë se me padurim e pret përballjen me Diego Simeonen.

Sipas Nagelsmannit, Simeone është një trajner emocional që di ta nxjerr më të mirën nga ekipi i tij.

“Mund të them se është një short i mirë. Përballë kemi një kundërshtar të fortë dhe tejet interesant. Besoj se do të jemi të gatshëm për këto duele, të cilat me padurim i pres. Po ashtu, e pres me padurim edhe duelin me një trajner emocional”, ka thënë Nagelsmann.

Bayerni dhe Atletico do të takohen në fazën e 1/8-ave në Ligën e Kampionëve.