Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nadal ka nisur stërvitjen, pritet të luajë në Melburn

Tenisti spanjoll Rafael Nadal u stërvit në akademinë e tij, pasi doli nga karantina 10-ditore.

Nadal pas turneut në Abu Dhabi zbuloi se ishte infektuar me COVID-19 dhe tani është kthyer në fushë, ndaj mediat spanjolle njoftuan se do të luajë në Australi.

Ai informoi organizatorët e turneut përgatitor për Serinë ATP 250 në Melburn se do të luajë siç kishte planifikuar më parë.

Grand Slami i parë i sezonit Australian Open është planifikuar për më 17 janar dhe së shpejti pritet konfirmimi zyrtar se Nadal do të luajë.