Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi pritet të mungojë deri në gjashtë javë pas lëndimit që pësoi me Gjermaninë.
25-vjeçari u lëndua në ndeshjen kundër Azerbajxhanit, ndërsa Arsene Wenger bëri të ditur se mbrojtësi pritet të mungojë deri në fund të muajit nëntor.
Francezi ka thënë se mbrojtësi shqiptar pritet të mungojë nga katër deri në gjashtë javë, që do të thotë se Mustafi do të jetë i gatshëm për periudhën e Krishtlindjeve.