Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Mustafi jashtë fushave për një kohë të gjatë”

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi ka pësuar një lëndim që do ta lërë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i kombëtares gjermane, Joachim Low, transmeton Koha.net.

Mustafi u lëndua gjatë angazhimit me kombëtaren gjermane në fitoren prej 5 me 1 ndaj Azerbajxhanit në kualifikimet për Botëror.

“Mustafi duket se ka lënduar muskujt, që në çdo rast mund ta lë atë për një kohë më të gjatë”, është shprehur Low.