Sport

Lëndohet Mustafi

Shkodran Mustafi është lënduar në ndeshjen e Gjermanisë me Azerbejxhanin në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”.

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit u lëndua në minutën e 36-të të ndeshjes dhe u detyrua të largohej duke i lënë vend Matthias Ginterit.

Futbollisti u largua me ndihmën e mjekëve.

Rezultati i pjesës së parë ishte 1 me 1.