Pas paraqitjeve të mira që i pati me Maqedoninë e Veriut në plejofin për kualifikim në Kupën e Botës “Katari 2022” kundër Italisë e Portugalisë, Visar Musliu e vazhdoi formën e mirë edhe me skuadrën e tij, Ingolstadtin.
Ingolstadti të premten fitoi me rezultatin 2:1 në shtëpi kundër Aues në kuadër të Bundesliga 2, në xhiron e 28-të.
Qendërmbrojtësi 27-vjeçar, Musliu, realizoi në minutën e 28-të për 2:0, tre minuta pasi skuadra e tij e shënoi golin e parë.
Ingolstadti është i fundit në tabelë me 18 pikë në 28 ndeshje.