Reprezentuesi i Kosovës, Florent Muslija ka shënuar gol në fitoren 3:2 të Paderbornit ndaj Greuther Fuerthit.
Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 26-të të Bundesliga 2.
Muslija shënoi për 2:0 në minutën e 61-të. Ai shënoi nga goditja e dënimit, por edhe për meritë të reagimit katastrofal të portierit mysafir. Muslija luajti deri në minutën e 68-të. Paderborgni është i pesti me 43 pikë. Muslija ka pesë gola e tri asistime në këtë edicion. Ndërkohë Jason Ceka shënoi dy gola në fitoren 3:0 të Magdeburgut ndaj Hansa Rostockut. Ai po ashtu kishte një asistim.
Muslija shënon gol nga gjuajtja e lirë