Synimi i triumfit të një titulli në tenis që prej tetorit të vitit 2019, për Andy Murrayn doli i pasuksesshëm pasi u mposht me dy sete nga rusi Aslan Karatsev, në finalen e Sydneyt.
Britaniku për të cilin fitorja e fundit në Antwerp erdhi nëntë muaj pas operimit në ijë, humbi 6:3, 6:3, nga numri 20 i botës në tenis.
Tre herë kampioni i “Grand-Slameve” pati lëvizje të mira dhe servime të forta, por nuk ishin të mjaftueshme për ta mposhtur rusin.
34-vjeçari Murray nga Skocia tani do të udhëtojë drejt Melbournet, aty ku të hënën nis turneu “Australian Open”.
Murray, pesë herë finalist i këtij “Grand-Slami”, që është i pari i sezonit 2022, do të luajë të martën kundër gjeorgjianit Nikoloz Basilashvili, në raundin e parë të garës.