Andy Murray është eliminuar nga turneu Grand-Slam “Australian Open”, pasi humbi nga spanjolli Roberto Bautista Agut.
Ish-numri një i botës, Murray, pasi e përfundoi ndeshjen e parafundit, pati vetëm 39 orë pushim, deri në ndeshjen e së shtunës.
Ai u mposht 6:1, 6:7, 6:3 dhe 6:4.
35-vjeçari skocez, i cili pati operim të rëndë në ijë në vitin 2019, ishte britaniku i fundit që eliminohet në garë.
Të shtunën gjatë ditës, Dan Evans humbi 6:4, 6:2 dhe 6:3, nga bartësi i pestë i turneut, Andrey Rublev.
Rusi do të luajë kundër danezit Holger Rune, i cili synon çerekfinalen e parë në Melbourne.