Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muriqi: Sot mbyllëm një kapitull, japim 100% kundër Andorrës

Vedat Muriqi

Sulmuesi Vedat Muriqi ishte prej meritorëve për pikën e fituar të shtunën në Izrael, në barazimin 1:1.

Muriqi e fitoi topin kur u shënua goli i parë, që ishte autogoli i kapitenit të izraelitëve Dasa, pas harkimit të Milot Rashicës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se të martën kundër Andorrës, ekipi do të japë 100% nga vetja.

“Kishte shumë intensitet në ndeshje. Kjo bëri që ne ta humbim kontrollin paksa dhe ata na krijuan telashe, probleme. Na sulmuan shumë dhe patën disa raste. Duhet të kemi kontroll në lojë dhe ne duhet ta kemi intensitetin e lojës në dorë. Sot e mbyllim këtë kapitull. Tani duhet të kthehemi në Kosovë dhe të martën të dalim me 100% kundër Andorrës. Kemi mundësi për përmirësim. E dimë pozitën e Andorrës, por me gjithë respektin, do të punojmë. Na pret rrugë e gjatë, por nga nesër do të rikuperohemi për t’u bërë gati për ndeshjen me Andorrën”, është shprehur Muriqi.