Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muriqi regjistron asistimin e dytë në La Liga

Vedat Muriqi krahas katër golave të shënuar në La Ligën spanjolle, e ka regjistruar edhe asistimin e dytë të sezonit me skuadrën e re, Mallorcan.

Mallorca po luan me Granadan në kuadër të xhiros së 35-të në La Ligën e Spanjës, ndërsa pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1:1.

Luis Suarez i mysafirëve e shënoi golin e epërsisë në minutën e gjashtë të ndeshjes.

Ndërkohë, Muriqi asistoi në minutën e 28-të të ndeshjes për Salva Sevillan. Muriqi ndali topin për Sevillan që gjuajti fuqishëm nga distanca. Të dyja skuadrat po luftojnë për mbetje në elitën e futbollit spanjoll.

https://streamja.com/49Ard?fbclid=IwAR2CvYg8IrZ1MYGIuUk-cEtK-8TSt1fdH6BRzN4eRa91FuamdPM39nb17xI