Ozan Tufan mund të kalojë te Lazio, ndërsa Vedat Muriqi të kthehet te Fenerbahçe. Ky është shkëmbimi që po pretendon ta bëjë skuadra e Fenerbahçes gjatë kësaj vere, ka raportuar të hënën gazeta turke “Sabah”.
Skuadra e Fenerbahçes po kërkon 20 milionë euro për lirimin e Tufanit që ka kërkuar të largohet për të bërë karrierë në ndonjë shtet tjetër.
Drejtuesit e skuadrës turke së fundi i kanë dhënë propozim Lazios që t’ua kthej Muriqin në shkëmbim me Tufanin. Lazio e bleu Muriqin për 17 milionë euro nga Feneri. Për të parë mundësinë e shkëmbimit të Tufanit me Muriqin, drejtuesit e të dyja skuadrave sipas gazetës turke, do të takohen gjatë javës.
Muriqi ka dështuar të tregohet i suksesshëm te Lazio. Ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me një asistim në 33 ndeshje.