Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muriqi kthehet te Mallorca

Dy sulmuesit, Vedat Muriqi dhe Cyle Larin, janë rikthyer te skuadra Mallorcas pas angazhimit që patën me përfaqësueset e tyre, ka shkruar “Marca” të shtunën.

Në fakt, Muriqi ishte pjesë e Kosovës, por nuk luajti.

Për duelin kundër Andorrës ishte i suspenduar dhe nuk udhëtoi fare, kurse ndeshja ndaj Izraelit është shtyrë për shkak të situatës në Izrael.

Trajneri Javier Aguirre u ka dhënë pushim lojtarëve deri të hënën, ndërsa më pas Mallorca do të përgatitet për duelin kundër Real Sociedadit në udhëtim, më 21 tetor.

29-vjeçari Muriqi me Mallorcan në La Liga këtë edicion, ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar dy asistime.