Sulmuesi Vedat Muriqi ka folur pas fitores 2:1 të Mallorcas ndaj Cadizit.
Për Muriqin ishte ndeshja e parë në La Liga, ndërsa ai shënoi golin e fitores.
Muriqi realizoi nga pika e bardhë në minutën e 66-të.
Edhe golin e parë Mallorca e shënoi nga penalltia.
Penalltinë e parë e ekzekutoi Salva Sevilla.
“Ishte fitore e rëndësishme. Në ndeshjen e parë ia dola të shënoi, por mbi të gjitha tërë ekipi fitoi dhe ka merita për këto tri pikë të rëndësishme. Kur jeni sulmues ju gjithnjë dëshironi të shënoni, për këtë e pyeta Salvan që të gjuaj unë penalltinë. Jam falënderues ndaj gjithë bashkëlojtarëve që më kanë pritur shumë mirë”, ka thënë Muriqi për sajtin zyrtar të Mallorcas.