Sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi ka thënë se Kosovës i duhet fitorja në përballjen kundër Armenisë.
Ai ka thënë se Kosova duhet të mësohet me fitore.
“E gjithë skuadra është përgatitur për ndeshje fizikisht dhe psiqikisht. Ndonëse janë ndeshje miqësore, është shumë e rëndësishme të fitojmë dhe të mësohemi me fitore”, ka thënë Muriqi në konferencë për media.
Ai ka insistuar se Kosova është favorite kundër Armenisë.
“Besoj që Kosova është favorite për ndeshjen ndaj Armenisë. Individualisht, por edhe si ekip do ta demonstrojmë që jemi më të mirë. E njohim ekipin e Armenisë mirë dhe e kemi analizuar”, ka thënë Muriqi.
Ndeshja miqësore Armeni – Kosovë luhet në Jerevan të premten.