Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muriqi e Mallorca pësojnë disfatë

Vedat Muriqi luajti në tërë ndeshjen që Mallorca e humbi të shtunën mbrëma në udhëtim te skuadra e Osasunas me rezultatin 1:0.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 17-të të kampionatit spanjoll, La Liga.

Golin e fitores për Osasunas e shënoi mesfushori Aimar Oroz, në minutën e 47-të.

Muriqi luajti deri në fund, por nuk la gjurmë në këtë përballje.

Ai mbetet me nëntë gola të shënuar e dy asistime me fanellën e Mallorcas në këtë sezon, në 17-të ndeshje në total.