Vedat Muriqi me Mallorcan kanë pësuar disfatë nga Osasuna.
Të shtunën, Osasuna e mposhti me rezultat minimal 1:0 Mallorcan në kuadër të xhiros së dytë të La Ligas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e fitores për Osasunan e shënoi sulmuesi Ruben Garcia në minutën e 55-të.
Për Osasunan ishte fitorja e parë në edicionin 2024/2025 në La Liga. Ndërsa për Mallorcan ishte disfata e parë pas barazimit 1:1 ndaj Real Madridit që e pati në ndeshjen hapëse të edicionit të ri në La Liga. Osasuna ka katër pikë të fituara, ndërsa Mallorca një.