Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muriqi asiston në barazimin e Mallorcas

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka ndihmuar Mallorcan në barazimin ndaj Valencias në ndeshjen e vlefshme të xhiros së nëntë në La Liga.

Ylli kosovar në përpjekje për të goditur preku topin lehtësisht duke ia lehtësuar Daniel Rodriguezit golin për 1:0 në minutën e pestë.

Kjo prekje iu llogarit Muriqit si asistim. Ishte asistimi i dytë i tij këtë sezon. Ka realizuar edhe katër gola.

Valencia barazoi gjithçka me Diego Lopezin në minutën e fundit të pjesës së parë.

Mallorca nga 9 ndeshje ka 8 pikë.