Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muriq pranon pesë gola në debutim

Arijanet Muriq ka shpresuar për debutim të suksesshëm në Eredivisie të Holandës, por kjo në fakt nuk ndodhi. Portieri i Kosovës ka pranuar pesë gola të dielën.

Skuadra e tij, Willem II pësoi 5:0 në udhëtim nga Feyenoordi. Ndeshja i takoi xhiros së 22-të të kampionatit holandez. Willem II renditet i 16-ti me 13 pikë. E pret luftë e vështirë për të mbetur në elitë.

Feyenoordi është i pesti me 41 pikë.

Muriq është i huazuar te Willem II nga Manchester City.