Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Munishi: Goli fantazmë, nuk ekzistoi

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi ka vlerësuar se skuadra e tij është dëmtuar rëndë në ndeshjen ndaj Dukagjinit. Dukagjini fitoi 1:0 në Klinë me gol diskutabil në fund të pjesës së parë. Munishi ka thënë se goli nuk ka ekzistuar.

“Skuadrën e thirra që ta qetësojë. Sot ishte vështirë të fitohet këtu. E kam dëgjuar me veshët e mi që referi fishkëlloi. U ndal loja dhe më pas u shënua goli. Pra u shkelën rregullat e futbollit. Gol fantazmë. Nuk ekzistoi”, ka thënë Munishi pas ndeshjes.

“I përgëzoi lojtarët për angazhim. Fusha e rëndësuar. Nuk kishte kushte për pasimin e fundit, ishte vështirë. Lojtarët e bënë detyrën e tyre, por një herë e përgjithmonë duhet të rregullohen gjërat. Nuk shkon kështu. Kemi skuadër shumë të mirë, kemi bërë punë të mirë. Po të ishte çdo gjë korrekte do të kishim pikë edhe më shumë. Por jetojmë në këto kushte. Duhet të rregullohen gjërat, kjo është e tepërt”, ka shtuar trajneri i Prishtinës.