Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Munir shënon për fitoren e Sevillas

Sulmuesi maroken, Munis El Haddadi ka shënuar golin e vetëm në ndeshjen Sevilla – West Ham United.

Skuadra spanjolle, Sevilla, ka fituar 1:0 ndaj skuadrës angleze. Ndeshja e së enjtes mbrëma ishte e para e një të tetës së finales në Ligën e Evropës. Liga e Evropës është niveli i dytë i garave kontinentale për klube të futbollit. Haddadi golin e fitores e shënoi pas një ore lojë.

Ndeshja e kthimit luhet në Londër pas një jave.

Tashmë në çerekfinale është RB Leipzigu, që ka fituar pa lojë ndaj skuadrës ruse, Spartak Moska. UEFA e FIFA kanë suspenduar ekipet dhe përfaqësueset ruse.

Artikuj të ngjashëm