Mesfushori Aurelien Tchouameni dhe qendërmbrojtësi Dayot Upamecano kanë munguar në stërvitjen e së hënës te Përfaqësuesja e Francës.
Franca po përgatitet për gjysmëfinalen e Kupës së Botës kundër Marokut, ndeshje kjo që luhet të mërkurën në orën 20:00.
Federata e Futbollit të Francës nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për mungesën e tyre, por “L’Equipe” ka thënë se Upamecano ka dhimbje të fytit, ndërsa Tchouameni mori goditje në ndeshjen e fundit.
Artikuj të ngjashëm