Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Franca në telashe të tjera para finales

Përgatitjet e Francës për finalen e Botërorit janë goditur të premten, pasi edhe tre lojtarë tjerë ishin të detyruar të mungojnë në stërvitje për shkak të simptomave të gripit.

Franca të dielën do të përballet me Argjentinën në finalen që do të luhet në orën 16:00 në stadiumin Lusail, ndërsa trajneri Didier Deschamps ende nuk e di se cilët lojtarë do t’i ketë në dispozicion.

Raphael Varane, Ibrahima Konate dhe Kingsley Coman munguan në seancën stërvitore të pasdites. Megjithatë, në këtë stërvitje ishin të pranishëm Adrien Rabiot e Dayot Upamencano që shkaku i gripit nuk luajtën në gjysmëfinale kundër Marokut.

Po ashtu, stërvitjen në gjysmë e la edhe sulmuesi Randal Kolo Muani që nuk është ndjerë mirë.