Kosova tashmë është pranuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, UEFA, FIFA dhe shumë organizata tjera botërore të sportit, por vendi ende nuk ka një Agjenci Anti-Doping.
Kjo nuk ka ndodhur as shtatë vjet pas ndryshim-plotësimit të Ligjit për Sportin, i cili parasheh themelimin e një agjencie të tillë.
Përderisa sportistët dhe njohësit e sportit kërkojnë përmbushjen obligimeve ligjore, në Ministrinë për Sport thonë se nuk kanë pajisje dhe kuadro të akredituara për themelimin e Agjencisë Anti-Doping.
Sipas Ministrisë, shkak për këtë është “mungesa e sigurimit te pajisjeve/aparaturës mjekësore për Agjencinë Anti-Doping dhe kapaciteteve njerëzore për përdorimin e tyre”.
Për të funksionalizuar agjencinë, në këtë ministri thonë se janë duke u angazhuar për përgatitjen e kuadrove dhe në përmirësimin e infrastrukturës ligjore.
“Për funksionalizimin dhe strukturën organizative të Agjencisë së Kosovës Anti-Doping kërkohet kuadër i cili është i akredituar nga WADA dhe në kuadër te kësaj kemi funksionalizuar komisionin anti-doping në kuadër te Komitetit Olimpik të Kosovës për ngritjen e kapaciteteve. Jemi në përmirësimin të infrastrukturës ligjore, plotësim ndryshim ligjin për sport duke u bazuar në standardet e organizatave sportive ndërkombëtare dhe Kartës Olimpike që funksionimi i sportit të jetë në harmoni me dispozitat të cilat janë obligative”, thuhet në përgjigjen me shkrim të kësaj ministrie.
Edhe
Dy basketbollistë të Superligës rezultuan pozitivë në testet për doping
Megjithatë, në Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport nuk kanë dhënë asnjë afat kohor për themelimin dhe funksionalizimin e Agjencisë Anti-Doping.
Tekstin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë
-
Atletëve të Kosovës u mungojnë gjërat elementare për stërvitje
-
Çeku: Ligji anti-doping mundëson drejtësi dhe shanse të barabarta për garuesit në sport
-
Agjencia e përkohshme antidoping po firmos memorandume me federata para se të testojë sportistët
-
Për 9 vjet Kosova s’është anëtarësuar në asnjë agjenci të Kombeve të Bashkuara