Ka bërë bujë në mediumet e rajonit emërimi i Damir Mulaomeroviqit në postin e përzgjedhësit të Kosovës në basketboll.
Mulaomeroviq është emër i madh i basketbollit të rajonit, shkruan Koha Ditore.
Ai është nga Bosnjë-Hercegovina, por në nivel përfaqësuesesh ka luajtur për Kroacinë. Si fundor ka bërë emër në basketbollin evropian, ndërsa ka luajtur në klubet më të mëdha të kontinentit të vjetër. Ndër të tjera e ka fituar Euroligën. Prej pesë vjetësh punon si trajner, ndërsa ishte pa angazhim që nga pranvera e vitit të kaluar.
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, të hënën, e zyrtarizoi Mulaomeroviqin në postin e përzgjedhësit të Kosovës, në vend të amerikanit Brad Greenberg. Vetë Mulaomeroviq, në një intervistë për gazetën, të martën, ka thënë se marrëveshja me drejtuesit e basketbollit kosovar është arritur shpejt... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)