Damir Mulaomeroviq i ka bërë reklamë të mirë basketbollit kosovar. Ish-basketbollisti i njohur boshnjak tashmë drejton përfaqësuesen e Kosovës në basketboll dhe klubin Z Mobile Prishtina.
Me Prishtinën ka arritur sukses të madh, duke e udhëhequr skuadrën e kaltër drejt raundit të dytë të FIBA Europe Cup. Prishtina për herë të parë dhe vetëm në tentimin e katërt ia ka dalë të kalojë grupin fillestar në FIBA Europe Cup, njërën prej katër garave evropiane të klubeve të basketbollit, shkruan sot Koha Ditore.
Mulaomeroviq 44 vjeç pos për skuadrat më të mëdha evropiane ka luajtur edhe për përfaqësuesen e Kroacisë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)