Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mulameroviqi synon ta dërgojë Kosovën në nivel tjetër

Përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Kosovës në basketboll, Damir Mulameroviq, një emër i madh i basketbollit evropian, do t’i drejtojë “Dardanët” në ndeshjet parakualfikuese për Kampionatin Evropian 2021.

Mulameroviq që si basketbollist kishte një karrierë fantastike dhe synon që edhe si trajner të lërë gjurmë në basketboll, transmeton KTV.

Boshnjaku ka ardhur pas largimit të Greenberg, që shkroi historinë duke kualifikuar Kosovën, në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2019.

Ish-trajneri i Cibonës, synon që Kosovën ta dërgojë në një nivel edhe më të lartë.

Për 43-vjeçarin, Kosova, do të jetë eksperienca e tij e dytë pas Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Timoneri” boshnjak, thotë se njeh shumicën e lojtarëve kryesorë duke lavdëruar këta të fundit për angazhimin në stërvitje.

Edhe Ish-selektori i Kosovës pritet ta marrë drejtimin e Kroacisë Sport Ish-selektori i Kosovës pritet ta marrë drejtimin e Kroacisë

Ish-basketbollisti i skuadrave të njohura si Real Madrid dhe Cibona, ka parashikuar përballje të vështira ato ndaj Maqedonisë dhe Rumanisë, por thotë se synohet fitorja.

Kosova ndeshjen e parë parakualfikuese do ta luajë më 13 shtator në Pallatin e Sporteve në Prishtinë, ndaj Maqedonisë .