Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mulaj e Bunjaku suspendohen me nga tri ndeshje për një rast të veçantë

Me të përfunduar ndeshja derbi e javës së 24-t të kategorisë së dytë të Zvicrës në futboll ndërmjet Xamaxit dhe Schaffhausenit, të dielën, me kartonë të kuq u ndëshkuan Liridon Mulaj i Xamaxit dhe Imran Bunjaku i Schaffhausenit.

Ndeshjen e fitoi Xamaxi (1:0), që është lider, shkruan Koha Ditore.

Ndërkohë Schaffhauseni është i treti. Në përfundim të ndeshjes u krijua një tollovi, ku u përfshinë shumë lojtarë, ndërsa arbitri ndëshkoi dy shqiptarët me të kuq.

Të hënën Federata e Futbollit e Zvicrës, përkatësisht komisionet e saj, i suspenduan për tri ndeshje si Mulajn ashtu edhe Bunjakun.

“Lojtari i Xamaxit, Liridon Mulaj dhe ai i Schaffhausenit, Imran Bunjaku janë suspenduar për tri ndeshje, për shkak të një zënke mes tyre", ka shkruar sajti i kampionatit zviceran.

Edhe Suspendimet më të gjata në Zvicër, Xhaka me njërin prej tyre Futboll Suspendimet më të gjata në Zvicër, Xhaka me njërin prej tyre

Por në raportin e ndeshjes së publikuar nga Schaffhauseni shkruan se vendimi i arbitrit ishte i dhënë gabimisht dhe se dy lojtarët nuk patën konflikt mes tyre.

Schaffhauseni ka raportuar se në zhveshtore është tentuar që kjo t'i bëhet e ditur referit, por vendimi i së hënës bënë të qartë se ai ka mbetur prapa vendimit të tij. Schaffhauseni ka shkruar se ka pasur një konflikt fillimisht mes Charles-Andre Doudinit të Xamaxit dhe Asllan Demhasajt të Schaffhausenit, në të cilin janë përfshirë edhe lojtarë të tjerë.