Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muhammad thyen rekordin e botës, të vjetër 16 vjet

Kampionia olimpike Dalilah Muhammad ka thyer një nga rekordet më të vjetra të botës në atletikë, kur vrapoi të dielën 52.20 sekonda në 400 metra me pengesa në Kampionatin e SHBA-së të mbajtur në Iowa.

Koha e saj ishte për 14 të dhjetat e sekondës më e shpejtë se rekordi i botës që e kishte vendosur rusja Yuliya Penchonkina në vitin 2003, shkruan sot Koha Ditore.

"Jam e shokuar", ka thënë Muhammad 29-vjeçare, që kishte pasur një tronditje në kokë pas një rrëzimi në stërvitje dy javë më parë. "Nuk po mund të besoj. Ndihem shumë mirë. Jam shumë e lumtur, sinqerisht vetëm të jem pjesë e këtij grupi të zgjedhur në 400 metra me pengesa. Por rekordi i botës? Ende nuk po më duket diçka reale".

Tinejxherja Sydney McLaughlin përfundoi e dyta me kohë 52.88 sekonda, 0.13 sekonda më ngadalë se rekordi i saj personal, ndërsa Ashley Spencer doli e treta me kohë 53.11 sekonda. Të tria kanë zënë vend në skuadrën e SHBA-së për Botërorin që do të mbahet në shtator në Doha.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)