Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mueller me rekord të asistimeve në Bundesligë

Thomas Mueller ka vendosur një rekord të ri të asistimeve në Bundesligën gjermane. Ai në fundjavë, në fitoren 4:1 të Bayern Muenchenit ndaj Koelnit, asistoi dy gola, duke arritur në shifrën e 14 asistimeve në 22 xhiro në Bundesligë këtë stinor.

Është një rekord, që kur Bundesliga ka nisur të mbledhë të dhëna të detajuara nga stinori 2004/05, transmeton Koha.net.

“Siç dihet tashmë, Thomas gjithmonë mban një sy te bashkëlojtarët dhe i vendos ata në situatë të mirë. Ai ka instinkte dhe merr vendimet e duhura”, ka thënë portieri dhe kapiteni i Bayernit, Manuel Neuer, përcjell faqja zyrtare e Bayernit.