Agon Muçolli ka shënuar gol dhe asistim në fitoren e thellë të Kristiansundit në elitën e futbollit të Danimarkës.
Kristiansundi të shtunën fitoi përballë Stabaekut me rezultatin 5:1, në kuadër të xhiros së 15-të në “Eliteserien”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër vizitorët ishte humbja më e thellë e sezonit.
Muçolli 22-vjeçar e shënoi golin e tretë të skuadrës së tij, tre minuta pasi filloi pjesa e dytë. Ai u kthye në asistues në golin e pestë të skuadrës së tij, kur u shënua goli nga Oskar Sivertsen.
Muçolli e kompletoi këtë ballafaqim, ndërsa Liridon Kalludra u inkuadrua në minutën e 69-të.
Te Stabaeku nga minuta e 62-të luajti edhe Fitim Azemi.
Kristiansundi është i dyti në tabelë me 26 pikë, prapa Moldes që prinë me 33 pikë.
Eliteserien ??: 3º Goal ⚽ in campionato per Agon Muçolli.pic.twitter.com/pHWgON48oe
— Albanian Football (@AlbaniaFooty) August 14, 2021