Agon Muçolli shënoi dy gola tjerë në rangun e dytë të futbollit të Danimarkës, ku skuadra e tij fitoi me rezultatin e thellë në udhëtim.
Fredericia e mposhti skuadrën Skive 4:0, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuçolli 22-vjeçar golin e parë në ndeshje e realizoi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Ndërkohë, golin e dytë futbollisti i krahut që vlerësohet shumë në Danimarkë, e realizoi në minutën e 54-tërt. Ishte edhe goli i pestë sezonal.
Dy gola tjerë i shënoi sulmuesi Christian Tue Jensen. Golin e dytë sulmuesi danez e shënoi pas bashkëveprimit me Muçollin.
Fredericia është në rrugë të mirë për t’u futur në elitën e futbollit danez. Pas 13 ndeshjeve ka arkëtuar 26 pikë. Vendin e parë e zë Viborgu me 33 pikë.
??/?? Agon Mucolli finding his feet again, 2 goals today v Skive, 5 goals in total. Way too good for 2nd tier football. pic.twitter.com/qiXnSEY8xD
— Bashir Ali (@BashirOPS) November 28, 2020