Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muçi plot lëvdata për Sylvinhon

Sulmuesi Ernest Muçi është shprehur shumë i lumtur për fitoren e Shqipërisë ndaj Ishujve Faroe.

Muçi shënoi golin e tretë në ndeshje.

“Tri pikë shumë të rëndësishme për ne dhe për rrugëtimin tonë drejt Evropianit. Jam shumë i lumtur që trajneri më aktivizoi dhe që shënova gol”, ka thënë Muçi.

Ai ka vlerësuar se përzgjedhësi Sylvinho solli frymë të re te Shqipëria.

Me fitoren e sotme, Shqipëria del në vendin e dytë në grup, duke iu falënderuar edhe humbjes së Polonisë nga Moldavia.