Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muani zëvendëson Nkunkun te Franca

Sulmuesi Randal Kolo-Muani do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Francës në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

“L’Equipe” ka njoftuar të mërkurën se Muani është ftuar nga përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps dhe të enjten do t’i bashkohet ekipit në Katar.

Muani te Franca do ta zëvendësojë sulmuesin tjetër, Christopher Nkunku, i cili e ka humbur paraqitjen në Botëror për shkak të lëndimit të pësuar.

Nkunku ka lënduar gjurin e majtë në stërvitjen e së martës dhe është detyruar të largohet.

Nkunku ka pasur një sezon fantastik te Leipzigu, ku ka shënuar 17 gola në të gjitha garat deri më tani.

Në anën tjetër, Muani është pjesë e Eintracht Frankfurtit, ekip të cilit iu bashkua para fillimit të këtij sezoni nga Nantesi. 23-vjeçari ka tetë gola e 11 asistime për skuadrën gjermane në të gjitha garat, ndërsa për Francën ka regjistruar vetëm dy paraqitje.