Humbja e West Hamit me rezultat të thellë 6:0 nga Arsenali të dielën, ka rritur presionin ndaj trajnerit David Moyes, raporton të hënën “Sky Sports”.
West Hami nuk ka fituar asnjë ndeshje këtë vit, duke pranuar dhjetë gola në tri ndeshjet e tyre të mëparshme në ligë. Kishte plane nga klubi anglez që Moyesit t’i vazhdohej kontratë në dhjetor pas fitores 2:0 ndaj Arsenalit në “Emirates”.
Por gjërat kanë ndryshuar pas disfatës së thellë dhe rezultateve tjera të dobëta. West Hami është në vendin e tetë me 36 pikë.