Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka lavdëruar paraqitjen e Newcastlet pas ndeshjes të së dielës ku “Djajtë e Kuqë” pësuan 1 me 0.
Mourinho, që si trajner s’ka fituar kurrë në St James’s Park, ka pranuar se skuadra e tij pati paraqitje të dobët duke lëshuar shumë raste për gol.
“Mund të ishim këtu për dhjetë orë dhe të mos realizonim një gol. Anthony Martial në pjesën e parë dhe goli i zbrazët i Alexis Sanchezit në pjesën e dytë. Goli ishte një gabim. Megjithatë, Newcastle luftoi. E pëlqeva mënyrën se si luftuan ata për 90 minuta dhe e doja mënyrën se si lojtarët e mi luftuan në 25 minutat e fundit që të ndryshonin rezultatin”, ka thënë Mourinho për “MU TV”.
Unitedi mbetet i dyti në tabelë me 16 pikë prapa liderit Manchester City.